Përkujtohet 24 Vjetori i rënies së  Heroit Ismail KRYEZIU

Më 18 prill  përkujtohet  rënia  për të mos vdekur kurr i heroit komandant Ismail Kryeziu. Ai që  ishte  një luftëtarë e idealist  i lirisë së  Kosovës.   Me këtë rast Isa Berisha  sekretar i OVL-së në Prizren  shkruan se ‘’Në 25 Vjetorin e rënies në altarin e lirisë Ismail Kryeziu Komandat ,, Shpendi,, OVL e UÇK -se , shoqatat e dala nga lufta si dhe K.K. Prizreni me date 18.05.2024 ne ora 10: 00 do te bëjmë homazhe ne varrezat e Dëshmorëve në Landovicë si dhe ne ora 10 : 30 do te vendosim buçet lule pranë shtatores së Heroit Ismail Kryeziu e cila gjendet ne Arbanë . Ftojmë të gjithë familjarët e dëshmorëve , invalid , veteran si dhe qytetar qe te merrni pjesë në këtë përkujtim . Me respekt I .B’’ Mirëpo  jo vetëm kjo ftesë por secilin nga  qytetarët e Prizrenit   është në nderin e tyre  ta rikujtojnë këtë  figurë markantë të  luftës së UÇK-së   për lirinë e Kosovës. Ai që ishte njëri nga komandantët që  saktësisht edhe i ngjante  shpendit, sepse  nuk ka pasur  betojë në Përdrini, Vërri, Dukagjin e Drenicë të mos  ishte  ai prezentë bashkë me  automatikun e tij dhe rrethatoren  përplotë  fishekë.