Pranoi letër nga kongresisti Nunn, Haradinaj: Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i përhershëm dhe strategjik.
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/99b8b84e436329c69a8d504636aaae5e_XL.jpg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bëri të ditur se ka pranuar një letër nga kongresisti Zach Nunn. Haradinaj në një postim në Facebook shkruan marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve.
“Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i përhershëm dhe strategjik. Takimet gjatë vizitës së fundit në SHBA me kongresistë, senatorë, në Pentagon dhe Departamentin e Shtetit, janë dëshmi po aq sa edhe kjo letër që kam pranuar sot nga kongresisti Zach Nunn.
Marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë!
Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor”, shkruan Haradinaj. /Telegraf/