Presidenti Vuçiç ju ishin dhe prapë doni të mbeteni pjesë e krimeve … -Shkruan; Hisen Berisha,gjeneral lufte.

0

Presidenti Vuçiç  besojë se  ju si keni harruar  faktet se në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të   deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuar në Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione ku janë bere këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si, BA 1, BA 2, Deri ne BA 8 .Këtij  raporti  nuk duhet  harruar se  tani më flasin edhe  tabelat e publikuar nga  Spitali ushtarak i Nishit, ku shihet se sa shumë  transplante veshkash  ka pasur gjatë vitit 1988 dhe 1999.

Pra në kohën kur në  Kosovë  luftonte UÇK-ja  për vdekja a për liri . E  para tani vetë  Gjykata Speciale  e ka pranuar se  hetimet janë bërë nga  hetues e prokurorë  serbë.  nëse  shihet  aspekti ligjor po kështu shihet e dihet se  Ministri I Drejtësisë së  Serbisë ka  qenë  bashkëpunëtor i ngushtë i kryeprokurorit të  kësaj Gjykate  Jack Smith. E  për të forcuar këtë  është  ajo  thelbësorja , që është  liruar  krimineli Sheshel e  vazhdojnë të mbahen në këtë  Gjykatë ende  çlirimtarët e Kosovës . E tani me  falë  kolonës  së pestë të nëntokës,  po shihet se po ftohen edhe çlirimtarë të tjerë të cilët,  dihet se në luftë  ishin  dhe mbetem mendja e  asaj lufte  çlirimtare dhe  ishin po kështu  ata që   pos lirisë e drejtësisë nuk kishin synime  e as veprime të tjera. Kjo padyshim se të sjellë tek  shumë pikëpyetje se  sa  bashkëpunëtor të UDB-s e së pari ka ne mesin e kosovarëve ? E pastaj nuk mund të largohemi edhe nga kontesti që  të thuhet realiteti se  Gjykata Speciale,   gjithnjë e më shumë po e humb  seriozitetin e  vetë si dhe besimin. Atje  vazhdojnë të  mbahen çlirimtarët, ata që  botërisht dihet se  ishin  vetëm  çlirimtarë  dhe vetëm luftëtarë të lirisë . Prandaj, e  gjithë kjo padyshim se është  në  fazën  kur  tani më dihet se  në SHBA- kanë ardhur   pjesa e drejtësisë  botërore me presidentin Bajden. Nëse ka kaq  fakte relevante se kjo Gjykatë është pro serbe e nuk është gjykatë drejtësie duhet  ta ndalohet nga  faktori ndërkombëtar demokratik. Kur dihet botërisht  se kush është viktima e kush agresori. Duhet  pa se  a është  pjesë e vazhdimit   që  Kosova  të  largohet të kqijat e të fillojë  jetën. Sepse  si i vetmi shtet në  botë që ka mbetur pa liberalizim vizash si dhe i vetmi shtet në botë është që ka bërë  luftë çlirimtare të përkrahur nga  gjithë  bota demokratike dhe vetë NATO, e  është  shtet  ku  i gjykohen çlirimtarët e   Serbia  edhe pse  ishte  barbare,  ende nuk  ndëshkohet  qoftë  as më  një  fakt real.

Duke  pa të  gjithë këto  presim që së shpejti drejtësia të zbardhe  këto krime që i keni bërë në  Kosovë. Kur kjo Gjykatë   edhe u votua se  do të hulumtojë  transplantet, por ato  u harruan, dhe po dëshiron të  harrohet edhe aparati kriminal i Serbisë në Kosovë  në  vitet 1998 /99. Por  ne si shqiptar e dimë se krimineli mbete kriminal , Andaj  ju presidenti Vuçiç ishin pjesë  e atij aparati shtetëror kriminal  dhe  ishin pjese e atyre krimeve makabre të bëra  në  Kosovë,.Edhe njëherë dua të them se tani   me kërcënimet që  çdo ditë po i bëni  po na detyroni të ju  themi se ju e dini ku gjendet  Kosharja, e nëse e provoni edhe njëherë në këtu do ët jemi , por tani edhe më të fuqishëm se atëherë. Derisa  për ju presidenti Vuiçiç ju kujtojë një thënie  të lashtë ‘’Ujku qimen e ndërron e zanatin nuk e harron’’ por kësaj  here  nga ujku mund të shendroheni e të mbetni vetëm hiena hileqare…/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *