Prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

                  Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.“Ju njoftojmë se rasti për të cilin keni parashtruar pyetje është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit”, tha Ulaj.Hetimet ndaj Berishës kanë nisur lidhur me mos-deklarimin në Agjencinë Kundër Korrupsion të kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.Nisjen e hetimeve ndaj ambasadorit kosovar, në Kroaci lidhur me këto dyshime e kanëkonfirmuar për Nacionalen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.Ditë më parë Agjencia Kundër Korrupsionit kishte njoftuar se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.Në maj të këtij viti, Gazeta Online Reporteri.net publikoi një hulumtim përmes të cilit u dokumentua se dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.Reporteri.net zbuloi se ndonëse u themelua nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se ka qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra.

se afera mori vëmendje shumë të madhe, Martin Berishaj, ka folur vetëm një herë, ku ka thënë se “Shpifjet nuk kalojnë!”. Sipas reagimit të atëhershëm të ambasadorit të Kosovës në Kroaci gjithçka çfarë kanë transmetuar televizioni slloven dhe më pas mediat në Kosovë është për fushatë parazgjedhore në Slloveni, meqë në ditën kur e bëri reagimin nuk ishin zhvilluar ende ato./Reporteri.net