Psikologia Antigona Qenaj ka folur për rëndësinë e shëndetit mendor.
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, psikologia Antigona Qenaj ka folur për rëndësinë e shëndetit mendor.
Psikologia Qenaj na tregon se çka nënkupton një shëndet i mirë mendor, sa i kushtojmë rëndësi dhe çka nuk duhet të “lëshojmë pe” kur është në pyetje kujdesi ndaj vetes dhe shëndeti mendor.
Ajo po ashtu sqaron se cilat janë disa nga shenjat më të zakonshme të stresit të vazhdueshëm dhe si mund t’i menaxhojmë ato?
Çka janë traumat? Çka i shkaktojnë ato? Si manifestohen ato në jetën e përditshme?
Ajo po ashtu flet për sulmet e panikut, pastaj si mund ta dallojmë një person që është në depresion ose që jemi edhe vetë në depresion, e çështje tjera të shëndetit mendor.
Podcast “Shëndeti në rend të parë”, me autore Besnike Salihu sponsorizohet nga Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2. /Telegrafi/