QEVERIA DHE MINISTRIA E LINJËS DUHET TË PËRBALLEN ME DREJTËSINË PËR TRADHTI NDAJ INTERESIT SHTETËROR ;-Shkruan;Hisen BERISHA
Me ardhjen në qeveri të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) sa të krijohet hapësira politike dhe autonomia e plotë e sistemit të drejtësisë, për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që të vihen para drejtësisë përgjegjësit e qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët me aktin e tyre (letërzotimin për kufizim të misionit të Forcës), kanë shkelur sovranitetin dhe interesin shtetëror të Republikës së Kosovës. Ky veprim është i bazuar në faktin se: • Letra e viti 2013, përmes Presidentit si Komandant Suprem, ka ardhur nga NATO dhe nuk është dërguar në NATO, nga asnjë institucion i Kosovës. Përkundrazi, ky letërkëmbim ka bërë një avancim përtej Rezolutës 1244, të raporteve Kosovë – NATO. • Në kohën kur kjo letër është përpiluar në vitin 2013, Kosova kishte vetëm kapacitete për një segment të Mbështetjes Ushtarake të Autoriteteve Civile – Kërkim-Shpëtimin në ujëra, male dhe gërmadha. Asokohe, as në realitet, as në letër, as me ligj e as me kushtetutë, Kosova nuk kishte Ushtri. • Sot, kur në Kuvend e Republikës së Kosovës është miratuar infrastrukrura ligjore e Forcës, në dhjetor 2018, Ligji Nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ligji Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes Ligji Nr. 06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Kosova është në proces të formimit të Ushtrisë, qeveria aktuale dhe Ministria e Mbrojtjes kanë dërguar një letër-zotim se nuk do ta përmbushin misionin e Forcës në tërë territorin e vendit. Ky akt përbën cenim të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe shkelje të misionit kushtetues e ligjor të Forcës. Për këtë arsye, me ardhjen në qeverisje të PDK apo thjeshtë konstituimin e qeverisë, do të iniciohen procedurat ligjore për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për këtë tradhti ndaj vendit./QendraPress.com/