Ramush Haradinaj,në Prizren pohon se ne duhet të hyjmë në NATO për të larguar Rusinë nga ndikimi i Ballkanit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President, Ramush Haradianaj gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit nuk la pa vizituar edhe Këshillin e Bashkësisë Islame atje.Haradinaj u shpreh se roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm sa i përket shtet ndërtimit.Gjatë kësaj vizite Haradinaj i dhuroi medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Bashkësisë Islame atje, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare siç kishte thënë ai.“Respekti ndaj religjioneve është një pasuri e madhe të cilën duhet ruajtur dhe transmetuar brezave pasardhës.”

  Kryetari i AAK Ramush Haradinaj sot, ka qëndruar në Prizren, ku pos takimeve ,në disa bizense ai dhe stafi i kandidatëve për deputetë nga Prizreni, kanë vizituar edhe Bashkësinë Islame në Prizren, ku me këtë rast janë pritur nga kryemami Orhan efendi Bislimaj. Ku bashkarisht edhe kanë ndarë momentet të bashkëbisedimit.Pas kësaj kryetari i Haradinaj, ka theksuar se qëllimi ishte të takohemi bashkë e të bashkëbisdojmë.  Kurse për këtë vizitë e falënderoi kryeimami i Bashkësisë Islame Orhan Bislimaj, duke thënë se ne i uruam edhe shëndet dhe besojmë se tashmë është koha për të pasur parim atdheun. Kurse ajo që dua te them se lista e kandidatëve të Prizrenit është një listë tepër e mirë dhe besojmë se Prizreni ka edhe njerëz shumë të nderuar.  Derisa ai tha se nëse ne nuk arrijmë të bëjmë zgjidhje politike duhet të bashkohemi bashkë me Shqipërinë dhe të insistojmë të hyjmë në NATO e ku me këtë formë edhe do ta largojmë sferën e interesit të Rusisë nga Ballkani tha ai dhe vazhdoi. Inserte Po kështu pas Bashkësisë Islame ky ekpi i bëri një vizitë edhe Teqes Helvetie, në Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *