“Refuzoi gazin amerikan”, Haradinaj kërkon sërish dorëheqjen e Kurtit

0

                                           Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.Në seancën e Kuvendit të së hënës, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për projektin e gazit, duke thënë se “ka refuzuar 200 milionë eurot e presidentit amerikan Joe Biden”.Po ashtu ka kundërshtuar marrëveshjen për targat të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke thënë se “dëmet e këtyre dy vendimeve do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to më vonë”.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

“Qeveria Kurti ka marrë dy vendime të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën. Njëra është marrëveshjet për targa dhe tjetra është refuzimi i projektit të gazit. I ka thënë jo Amerikës, por edhe partnerëve të tjerë si BERZH. MCC ka shpenzuar mbi 3 vjet dhe 10 milionë dollarë për studimin e fizibilitetit të gazit, ka angazhuar inxhinierë të ushtrisë amerikane dhe këta ekspertët e Qeverisë tonë i thanë jo”.“Nuk i besuan inxhinierëve të ushtrisë amerikane. Kurti i tha jo Amerikës, refuzoi 200 milionët për Bidenin. Kjo është e dëmshme. Thirrja për dorëheqje e kësaj Qeverie është legjitime, por paraprakisht duhet ta kthejnë projektin për gazin”, është shprehur Haradinaj./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *