Rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari shkon sërish për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar, sërish, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Nacionale ka siguruar pamje teksa Hajdari futet në objektin e Prokurorisë Speciale.
Kjo lidhur me hetimet e kësaj Prokurorie për dallaveret me rezervën shtetërore.
Ajo për këtë aferë ishte intervistuar edhe para rreth një viti.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Speciale, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje./Arbreshë info/