Rrëmbehet një grua në Klinë

0

Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka rrëmbyer një grua, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë fizike.Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Klinë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.Viktima kishte arritur të ikë dhe të lajmërohet në Polici.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte rrëmbyer viktimën femër kosovare ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici”, bën të ditur Policia.Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, me urdhër të prokurorit.“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *