Së shpejti Prizreni do të ketë strehimoren për qentë endacak.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi drejtori I drejtorisë së Bujqësisë Bexhat Bytyçi dhe zyrtat të tjerë të kësaj drejtorie sot, vunë gurin themeltar për strehimoren e qeneve dhe kafshëve endacake në Prizren. Në periferi të qytetit të Prizrenit kanë filluar punimet ku në këtë strehimore do të trajtohen 140 qenë endacak e pastaj do të rikthen nga aty ku edhe do të merren .Kryetari i komunës Shaqir Totaj tha se ky është një projekt që kap vlerën rreth 300 mijë euro, dhe tashmë këtu po e realizojmë edhe një nga premtimet tona të fushatës, duke falënderuar edhe angazhimit të drejtorit Bytyçi. Kemi projektin që i patëm premtuar, por për shkak të disa proceduarave edhe mund të jemi vonuar, por ne si komunë kemi realizuar edhe projekte përtej premtimeve tona elektorale, Mirëpo, tashmë jemi në përfundim të qeverisjes tonë katër vjeçare dhe po realizojmë pretimet tona përtej atyre që i kemi premtuar. Drejtori Bexhat Bytyçi tha se po e realizojmë edhe këtë projekt që padyshim këtu do të gjejnë trajtimin 140 qenë endacak e pas trajtimit ata do të rikthehen atje edhe ku merren. Kurse këtu do të ketë edhe staf profesional si veterinar do të angazhohen për 24 orë , e pas kësaj edhe stafi tjetër profesional nuk do të mungojë, Kurse kjo është paraparë që të kryhet per 15 muaj, por duke pa ritmin e punëve presim që ky projekt të kryhet pra afatit të paraparë tha ai. Projekti në fjalë është në periferi të qytetit dhe rëndësia e tij tashmë dihet që është prioritet që të shtohet kujdesi edhe ndaj shtazëve.