SECILI NGA NE MUNDEMI TË NDIHMOJMË, PARANDALOJMË-Shkruan: Lule Alidema, psikologe klinike

0

                                  Jo rrallë brenda shoqërisë tonë tonë po ndodhin konflikte të natyrave të ndryshme madje dhe ato më jonjerëzoret deri në fatalitet.

Kush është fajtori këtu?

Këtu fajtor jemi gjithë pa dallim, sepse nuk e parandalojmë, nuk e dallojmë, nuk tregojmë, nuk marrim masa (dënojmë) e aq më pak ta ndihmojmë ta trajtojmë problemin.

Psh: Te rastet me fatalitet sigurisht se problemi për të ardhë deri aty ka një arësye, dhe një vijueshmëri.

Të ralla janë rastet me fatalitet që ndodhin aty për aty.

Aty për aty apo “ Aksidentalisht” ndodhë kur kemi të bëjmë me çrregullime të theksuara psikike apo atëherë kur personi ështē nën ndikimin e substancave të ndryshme, dmth atëherë kur njeriu nuk është vetvetja.

Në gjendje të shëndoshë psikologjike për asnjë arësye njeriu nuk arrin që të bëjë vepër të tillë.

Zakonisht problemi fillon nga i vogël duke u zmadhuar, nëse personi që është i përfshirë direkt (ai që e bën) nuk arrinë të frenoj veten atëherë përse tjerët heshtin, përse nuk ndikojnë qoftë indirekt tek familja apo organet kompetente.

Ne si shoqëri mund të ndikojmë në parandalim!

Si mund të ndikojmë?

Jo secili njeri mund të bën vrasje, këtu ka një bazë, një histori qoftë gjenetike, trajtimit apo faktorëve psikologjik, dmth kur njeriu arrin ta bëj një vepër të tillë atëherë flitet për ndonjë gjendje të rënduar apo çrregulluar psikologjike që me siguri dikush nga familja e afërt apo e gjerë mund ta dalloj sepse flitet për sjellje ndryshe nga normalja.

Sjellja normale nga ajo abnormale ka një dallim të madh, ajo mund të hetohet nga tjerët si familjarët dhe rrethi!

Atëherë kur fëmiju, vëllau, motra, shoku, shoqja etj. dallon se po shfaq shenja të theksuara qoftë agresiviteti apo edhe heshtje atëherë duhet reaguar, personi ka nevojë për ndihmën e tjetrit, ai vet nuk është i/ e aftë ti dalloj sjelljet ndryshe te vetja vet, sikur ti dalloj nuk do ta bënte.

Vrasjet nuk ndodhin me vetëdije të plotë, secili e din që vrasja nuk është njerëzore, mirëpo janë momentet kur njeriu afektohet, kalon në gjendje të pavetëdijshme (nga emocionet e hidhërimit, agresivitetit) dhe e bën.

Përsëris: nëse dalloni te vetja por edhe tek tjerët se nuk po arrini apo arrijnë ta menagjoni-menagjojnë agresivitetin, emocionet negative atëherë kërkoni për ndihmë profesionale, ndryshoni veten dhe tjerët, nuk ka problem pa zgjidhje.

Mos lejoni për asnjë arësye veten as tjerët që të përfundoni në gjendje afekti sa që të jeni ata që do të bëni sjellje që do të ju vret ndërgjegjia gjithmonë.

Asnjëri nga ne nuk kemi të drejtën të vendosim mbi jetën e askujt, kush jemi ne që duhet të shuajmë jetë njerëzore.

Jeta ju dha secilit ta jetoj pa u kërcënuar nga askush.

Mundohuni njëherë e mirë të kuptoni se çdo problem ka zgjidhje, vetëm jepi pak kohë.

Mos vepro me nxitim asnjëherë!

Lule Alidema, psikologe klinike

24.08.2021/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *