SHFMU’’M. Bakiu’’ në Prizren,shënuan me pragram artistik,Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.




Me rastin e Festës së Kongresit të Manastirit, Ditën e Alphabetic të Gjuhës Shqipe, për nder të kësaj dite me rëndësi të veçantë për gjuhën dhe kulturën tone shqiptare, Mësimdhënësit dhe nxënësit e SHFMU’’Mustafa Bakiu’’ në Prizren, nën organizmin e Mrs ,Hyrije Hoti historiane, në bashkëpunim me mësimdhënësit e Gjuhës Shqipe: Resmije Mehmedi, Vllaznim Bytyçi, ku me pikën e parë në këtë program u paraqitë mësuesja Dilara Serjani. Programin e pasuruan nxënësit e klasës së VIII/1 : Eda Hisari, Aljena Krasniqi,Aida Etemi,Erina Skenderi nga klasa VIII/2: Rona Vorfaj, Humejra Hayeri, Dila Cana, Rion Qilingeri, Aulon Gërmizaj, Idlir Pireci dhe Ernesa Shtërnani, të cilët deklamuan varget e tyre , i dhanë frymë festës së Alfabetit Shqip. Tashmë në këtë shkollë kjo festë është bërë tradicionale dhe shënohet më dashuri e përkushtim./QendraPress/