SHFMU’’Xhevat Berisha’’ në Prizren për nder të Epopesë së UÇK-së dhe 7 Marsit përuruan kabinetin e shkencave natyrore dhe sallës sportive

                                 Për të nderuar Epopenë e UÇK-së dhe Ditës Mësuesit sot.,SHFMU’’Xhevat Berisha’’ na Prizren pasi që mbanë emrin e Mësuesit Hero Xhevat Berisha e shënuan me një arritje duke bërë hapjen solemne të kabinetit te shkencave natyrore dhe sallës sportive me pajisjet e saja si me nderuan veprën e heroi të kombit Xhevat Berisha ,me një program të përgatitur enkas për këtë , Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtoresha e kësaj shkolle zonja Mimoza Duraj duke veçuar luftën e lavdishme të UÇK= së dhe Heroin Xhevat Berisha ajo tha se Mësuesit është një qiri që shkrihet për tu bërë dritë të tjerëve,Kurse falënderoi DKA për mundësinë që po hapet kabineti shkencor dhe salla e edukatës fizike për të pasur suksese sa më të mëdha në shkollë nxënësit. Në emër të drejtoreshës së Arsimit dhe Drejtorisë Arsimore në Prizren përshëndeti këtë event Reshit Kushaj, ku tha se kjo lagje në luftë ishte bërë streha e mijëra nxënësve dhe vete zëri i luftës bashkë me shumë shokë të tjerë. Andaj kjo edhe na bëri që sot të përurojmë edhe këtë kabinet të shkencës dhe sallën e edukatës fizike . Nxënësit kishin përgatitur program të pasur për të pranishmit dhe në shenje te Epopesë së UÇK-së duke iu përkushtuar heroit Xhevat Berisha. Inserte Në këtë solemnitet morën pjesë përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta , përfaqësues të FSK-së , drejtor shkollash dhe ish luftëtarë të betejave në Vërri e Koshare./qendrapress.com/