Shifra alarmante e të infektuarve – një i vdekur nga coronavirusi dhe 352 raste pozitive në 24 orët e fundit

0

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5,204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 13. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,659. Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *