Shkolla Fillore’’Abdyl Frashëri’’ në Prizren sot shënoi 41 vjetorin e punës.

Sot,Shkolla Fillore ’’Abdyl Frashëri’’ në Prizren, me një prgram të pasur dhe pas një varg suksesesh shënoi 41 Vjetorin e punës dhe sukseseve në arsim. Pas intonimit të himnit kombëtar e ku ishin të pranishëm përfaqësuesë të DKA-së në Prizren, KFOR-i turk, një numër i madh i prindërve,mësimdhënësve dhe
mysafirëve të tjerë drejtori i kësaj shkolle Alajdin Flugaj tha ‘’Sot,falë punës dhe angazhimit të madh të kolektivit të kësaj shkolle po shënojmë 41 Vjetorin e punës së kësaj shkolle, Po sot,po shënojmë edhe 10 Qershorin datën e madhe të ktheses kombëtare pikërisht datën e Lidhjes së Prizrenit. Dua të falendrojë mësimdhënësit dhe të gjithë juve prindërve dhe të tjerë që jeni bërë pjesë e familjes së shkolës tonë tha ai. Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgaditur një prgram shumë të pasur artistik për të shënuar ditën e shkolës e bashkë me këtë edhe 10 Qershori si një datë kombëtare. /QendraPress/

