Shumë e trishtë,ndahet nga jeta Tringa Buqaj, e cila sapo përfundoi  Gjimnazin ,shkruan drejtoresha Gylaj Shipkovica

Telegram ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e hershme të nxënëses sonë të dashur, Tringa Buqaj, e cila sapo përfundoj me sukses shkollimin në Gjimnazin tonë.

Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor.

Në emër të stafit dhe nxënësve të Gjimnazit “Gjon Buzuku”, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Buqaj. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe e pastë të përjetshme kujtimin e saj.

Me nderime dhe dhembshuri,

Gylaj Shipkovica

Drejtoreshë