Smajl Latifi betohet për mandatin e katër radhazi,derisa me 10 dhjetor Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë në Piizren

Në mbledhjen e sotme inauguruese të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi, dhe 27 asamblistë kanë dhënë betimin e tyre
Me këtë rast, Latifi ka marrë zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi si kryetar i komunës.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese, Latifi ka shprehur mirënjohje për besimin e qytetarëve dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së punës dhe përgjegjësisë në drejtimin e komunës. Ai ka nënvizuar se mandati i tij nuk shihet si privilegj, por si detyrë për qytetarët e Rahovecit. Mandati që fillon sot është forcim i zotimit tim, një zotim i qartë se komuna e Rahovecit do të ecë drejt standardit, drejt përparimit dhe drejt një të ardhmeje që ndërtojmë me punë të përditshme. Unë betohem si një njeri që ka parë, ka mësuar, që di peshën e përgjegjësisë dhe e kuptoj ritmin që kërkon zhvillimi. Ky mandat është shenjë e qartë besimi, por është edhe thirrje për t’u mos u mjaftuar asnjëherë me atë që është bërë deri tani. Është thirrje për të çuar punët tutje”, tha ai. Kurse me datën 10 dhjetor 2015, fituesi i mandatit të dytë për kryetar të Komunës së Prizrenit, komunës të dytës në Republikën e Kosovës dhe më të rëndësishmen për nga historia dhe trashëgëmia pra në kryeqytetin shpitëror të kombit e bënë Shaqir Totaj./QendraPress/