Sot rrebeshe shiu e bubullima, nesër pritet të bie borë  

                      Prishtina Weather ka njoftuar se sot pasdite mund të ketë rrebeshe shiu dhe bubullimë.Ditën e hënë ndryshim i situatës. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen edhe në borë. Reshjet e borës mund të formojnë shtresë dëbore edhe përgjatë pjesëve të ulëta nga rrafshi i Kosovës. Ditën e martë me kthjellime, e të mërkurën reshje bore në mëngjes duke u përzier edhe me reshje shiu deri në mesditë.Cilësia e ajrit mund të ketë përmirësim në fundjavë, ku kalon në indeks me vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm në periudha qetësie vlerat e çastit rriten në të dobëta.11.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 – Ngrica në mëngjes. Ditën më shumë diell.

14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi. Ditën kryesisht me vranësira.

Temperaturat të larta në fundjavë, deri 13C e 14C maksimalet, e në fillim të javës zbresin në 2C e 3C. Minimalet të martën zbresin edhe deri në -4C.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE