Zhduket një person në Prizren

Një grua në Prizren ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia më 8 dhjetor dhe nuk di për vendndodhjen e tij.

Shtetasja e Shqipërisë e ka raportuar rastin të shtunën në Polici. Policia ka njoftuar se është duke e hetuar këtë rast.

“Rr. Fehmi Lladrovci, Prizren, 08.12.2022-20:00.Me datë 10.12.2022 ankuesja femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.