Sot,Oda e Prizrenit me disa anëtar të kryesisë vizituan

Qendrën Kompetencës “11 Marsi” -Prizren .Q.K .është shembull i përkushtimit ndaj cilësisë në arsim, duke i pajisur nxënësit jo vetëm me njohuri teorike, por edhe me aftësi praktike që i bëjnë ata të gatshëm për sukses profesional dhe tregun e punës. Me një staf profesional dhe të përkushtuar, kjo shkollë ofron një mjedis të shkëlqyer për zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike në fusha të ndryshme.
Falënderojmë drejtorin Ajup Bojaxhiu që na shoqëroj gjatë vizitës kabineteteve.
Q.K 11 Marsi është shembull ,përkushtimit ndaj cilësisë në Arsim,punës kreativitetin drejt suksesit.
Arsimi dhe aftësimi profesional duhet të jetë i bazuar dhe udhëhequr nga kërkesat e tregut të punës. Oda është partnere shumë vjeçare ,duke i siguruar ambiente të përshtatshme biznesore ,që punën praktike profesionale të vijojnë në kompanitë zejtare .Nuk ka kuptim arsimi dhe aftësimi profesional (AAP) pa praktikë profesionale…/QendraPress.com/