Sot,u përkujtua 26 Vjetori i vrasjes së komandantit legjendar- Komandant Drini.

                    Ekrem Rexha-Komandant Drini,u lind  në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Shkollën fiilore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin ushatrak e kreu në Beograd. Në vitin shkollor 80-81 regjistroi akademin ushtararke në Sarajevë (drejtimin e këmbësorisë) dhe diplomoi me notën 9.5. Më vonë filloi specializimin e gjuhëve të huaja dhe arriti t’i mësoj 9 gjuhë të huaja. Ishte ushtarak profesionist, një poliglot dhe një intelektual me njohuri poliedrike.Ai në vitin 1988 pati regjistruar studimet postdiplomike në lëminë e shkencave politike (marrëdhëniet ndërkombëtare). Ka njohur gjuhën anglishte, frengjishte, italishte, gjermane  dhe   gjashtë gjuhë të tjera . Duke mos dëshiruar që t’i shërbejë interesave të një armate të huaj, pas fillimit të shthurjes së Jugosllavisë, ai kthehet në vendlindje, në mars të vitit 1993.Drini duke ndjerë thirrjen e atdheut dhe duke parë zhvillimet e fillimvitit 1998, në shkurt mësynë Sarajevën për të rënë në kontakt me oficerë të tjerë shqiptarë dhe për ta koordinuar organizimin e luftës çlirimtare. Fillimisht, pasi bie në kontakt me Njësitin e Kabashit, kyçet në radhët e UÇK-së në fillimmajin e vitit 1998. Ishin ngjarjet e Likoshanit e Epopeja e Jasharajve, që Drinin e sinjalizoi për domosdonë e angazhimit dhe kontributit të tij. Ai më shumë e donte lirinë e Kosovës, se botën e perëndimit, këtë e dëshmoi me punën e tij të madhe, deri në vdekje. Në qershor, emërohet Komandant në Shtabin e Vërrinit dhe arrinë të tubojë rreth vetit shumë atdhetarë. Ai ishte përherë i respektuar dhe i dashur për bashkëluftëtarët e tij. Duke parë nevojën e madhe të furnizimit të formacioneve të UÇK-së me armatim, ai me një kontigjent luftëtarësh shkon në Shqipëri, më 7 shtator 1998. Edhe atje nuk qëndron duarkryq. Atje angazhohet në stërvitjen e luftëtarëve të rinj, të cilët këtu kishin ardhë për t’u armatos, e për të kapërcyer Bjeshkët e Nemuna e për t’ju bashkangjitur luftës çlirimtare. Pas kthimit të tij nga Shqipëria, më 14 dhjetor 1998, Ekrem Rexha nga SHP i UÇK-së emërohet Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut. Duke parë nevojën e përgatitjes së stafit komandues, për të gjitha zonat e luftës dhe duke parë përgatitjen e shkëlqyeshme në lëminë e artit ushtarak, komandant Drini, me urdhërin e SHP të UÇK-së, emërohet Drejtor i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së. Në këtë detyrë të lartë pranë SHP të UÇK-së ka qëndruar deri në përfundimin e luftës.Pas hyrjës së forcave të NATO-s dhe vendosjes së misionit të UNMIKut në Kosovë, Ekremi është emëruar drejtor në Departamentin për Mbrojtje të Ambientit dhe për Siguri Civile, ku punoi deri në vdekjen e tij. Por, kontributi i Drinit dhënë luftës çlirimtare dhe autoriteti i tij në këto anë i madh dhe i gjithëanshëm.. famlija  shokët dhe  të  gjithë ata qe  njohen kët strateg dhe  poliglot    vite me parë  moorrën qendrim që në shënjë nderimi  për  figurën madhore të këtij  ushtaraku, strategu dhe poligloti  të mos shënohet  datë  tjetër pos asaj e lindjes. Pra   komandant Drini në secilën kohë dhe rrethanë  vetëm do të rilind  dhe rilindja e tij do të jetë  një  sofër e shtruar  e lirisë për të gjithë.Kjo biografi i ngajnë  deklaratave  që  sot  i kanë dhënë në 26 vjetorin e vrasjes  ku fillimisht bashkëshortja e Hajrie Rexha, tha se  jemi duke  prtiur drejtëisinë. Po kështu  tha  edhe vëllai  Ruzhdi Rexha. Derisa sot kurora  lulkesh tek lapidari i Komandant Drinit , vendosi edhe krytari i komënës  Shaqir Totaj dhe stafi i tij ,Shaqotat e dala nag lufta dhe  krzetari i OVL-së Isa  Berisha  dhe  bijtë e Komandantit – Drini dhe Ekremi e familjarrë e zyrtarë të tjerë.

Kryetari Totaj tha se legjendari Koamndat Drini,ka bërë shumë për Prizrnin, dhe falë strategjisë së  tij sot  e gëzojmë këtë liri, Isa Berisha kryetar i OVL-së dega në  Prizren me këtë rast tha se Ai i është dashur dhe i duhet  Prizrenit dhe Kosovës ai strateg lirie . Kurse  bijtë e Komandanitt –  Drini dhe Ekremi me plotë emocione  folën  për faktin se  ai nuk ka vdekur  dhe  presim që drejtësia të veprojë./QendraPress/