Tërmeti, qytetarët në Klos: Ishte i fuqishëm, u frikësuam! Natën e kaluam jashtë

Mbrëmjen e djeshme u regjistrua tërmet me epiqendër në Klos me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter. Qytetarët në Klos thonë për Report Tv se u frikësuan nga lëkundjet e fuqishme, ndërsa disa prej tyre e kanë kaluar natën jashtë.“Vallai e kam ndjerë dhe kam nejt gjithë natën jashtë me gjithë njerëzit. Shtëpia ime e pabanueshme është, futem në te veç se skam ku shkoj. E pabanueshme ka qenë. Se kam parë sot në mëngjes, a e ka shemb krejt a ça ka bo. Na ka bërë dëme, është shtëpi e vjetër. Prej frikës. Ca të bëj. 20 njerëz jam, me gjithë kalamajtë e kalamajve.Ishte i fuqishëm. Sidomos i pari ishte i fuqishëm. Të tjerët më të lehtë. Lëkundje pati. U ndje shumë, frikësuar s’do mend ajo punë”, shprehen qytetarët.