Thirrje për Rininë Zejtare dhe Ndërmarrëse të Kosovës!

E dashur rini e talentuar,
Është koha të tregoni aftësitë dhe kreativitetin tuaj!Oda e Prizrenit ju fton të bashkoheni në një iniciativë të veçantë për të përkrahur dhe promovuar zejtarinë dhe ndërmarrjet tuaja. Nëse jeni një zejtar dhe ndërmarrës i ri që krijon punime unike dhe ka ide të reja biznesi, është koha të bëni një hap përpara!
Pse të anëtarësoheni?
Promovimi i produkteve dhe bizneseve tuaja përmes platformave tona.
Pjesëmarrje në panaire dhe evente lokale ku mund të ekspozoni punimet tuaja.
Trajnime dhe seminare për të zhvilluar më tej aftësitë dhe idetë tuaja.
Mundësi për lidhje të reja dhe bashkëpunim me zejtaret dhe ndërmarrësit e tjerë të Kosovës dhe më gjerë.
Anëtarësimi është mënyra e vetme që ne të ju përkrahim me anë të projekteve tona.Lidhur me këtë ftesë edhe drejtori i Odës Mrs. Afrim Tejeci,pohon se jemi të hapur për të gjitha komunitetet që jetojnë ne Prizren e rrethinë./QendraPress/