Thirrje për Rininë Zejtare dhe Ndërmarrëse të Kosovës! ,apelon Mrs .Tejeci.

  Drejtori i ’’Oda e Prizrenit’’Mrs Afrim Tejeci, vazhdon te apeloje  që rinia   të kalifikohen në  zeje të ndryshme    Ai  shkruan ‘’E dashur rini e talentuar,

Është koha të tregoni aftësitë dhe kreativitetin tuaj!Oda e Prizrenit ju fton të bashkoheni në një iniciativë të veçantë për të përkrahur dhe promovuar zejtarinë dhe ndërmarrjet tuaja. Nëse jeni një zejtar dhe ndërmarrës i ri që krijon punime unike dhe ka ide të reja biznesi, është koha të bëni një hap përpara!

Pse të anëtarësoheni?

Promovimi i produkteve dhe bizneseve tuaja përmes platformave tona.

Pjesëmarrje në panaire dhe evente lokale ku mund të ekspozoni punimet tuaja.

Trajnime dhe seminare për të zhvilluar më tej aftësitë dhe idetë tuaja.

Mundësi për lidhje të reja dhe bashkëpunim me zejtaret dhe ndërmarrësit e tjerë të Kosovës dhe më gjerë.

Anëtarësimi është obligativ! Anëtarësimi është mënyra e vetme që ne të ju përkrahim me anë të projekteve tona.

Sot, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Pejës dhe Drejtorin e DKA-së, morëm një zotim të fuqishëm se në vitin shkollor 2024/25 do të fillohet me zbatimin e sistemit dual të mësimit edhe nē kēte Komunë, në disa profile profesionale. Ky sistem pritet të rrisë aftësitë praktike të nxënësve dhe të përmirësojë lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës.’’/www. QendraPress.com/

: