Tri vdekje të dyshimta, në mesin e tyre edhe një foshnje në Prizren

                            Tri vdekje të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjilan, Suharekë dhe Prizren.Siç bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh në Gjilan raportohet se në emergjencën e qytetit është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore. Rasti vazhdon të hetohet.Ndërkaq në magjistralen Suharekë-Shtime raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i një burri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.Ndërkaq në Prizren raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është