Vdes 28-vjeçari kosovar pas një aksidenti me motoçikletë në Zvicër 
Një kosovar, 28-vjeçar raportohet të ketë vdekur pas një aksidenti trafiku me motoçikletë në rrugën nga Chavannes-près-Renens në drejtim të Ecublens.Rarpotohet se kosovari 28-vjeçar ishte me banim në Riviera.Dyshimet e para janë që motoçiklisti ka humbur kontrollin e mjetit.Ai humbi kontrollin në dalje të një kthese në të majtë dhe u përplas me një hekurudhë mbrojtëse në anën e djathtë të rrugës përpara se të ulej në një zonë me bar disa metra më tutje.Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Po ashtu, bëhet e ditur se është njoftuar prokuroria publike dhe prokurori kujdestar i cili ka hapur hetim penal për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, përcjell Albinfo.ch.Rruga ku ndodhi aksidenti u mbyll për rreth pesë orë.