Këtu ishte zëri dhe trualli i kushtrimit të lirisë u tha me rastin e  24 vjetorit të  Betejës së Jeshkovës,

                      Data e  2  shtatorit e vitit 1998  ishte  kushtrimi dhe  zëri i vetë lirisë së këtij vendi  tha  fillimisht pranë lapidarit  të  Jeshkovës një nga  komandantë e  UÇK-së së Vërrinit Zafir Berisha sot  në përkujtim të  kësaj beteje,Njëra ndër betejat më të ashpra dhe lavdishmet e UÇK-së, ku në ballafaqim me armikun nën shoqërimin edhe të këngës heroike,rënë në  altarin e lirisë ranë dëshmorët; komandant i Njësisë  Hysen Rexhepi , Ymridin Çengaj , Alajdin Xhezairi , Bashkim Sukaj , Skënder Latifi, Hajdar Shala, Feriz Susuri , Hamit Thaçi  dhe Tahir Gashi. Po atë ditë, po ashtu pa gjurmë u zhdukën edhe Ymer Shala nga Jeshkova, Nuridin e Ilmi Shala, pastaj Shahadin Gashi nga Kushtrimi, Rexhep Buduri dhe Femi Shala nga Hoça e Qytetit, Musli Gashi nga Atmaxha, Faik Begaj nga Banja e Malishevës, pastaj Besnik Kastrati nga Arbana, ndërsa në Malësi të Vërrinit, Bali Avdaj dhe Shemsedin Shala nga Kushtendili. Sot,  kujtime  për  këtë  betejë  evokoi edhe Fidan Shala , i cili tregoi se  si e përjetoi  betejën e 24 viteve më parë duke  evokuar secilën nga sekuencat  të  një pa njëshme

Derisa anë përkujtimi të kësaj beteje  ishin edhe veteranë të UÇK-së   dhe ish  lufëtarë  të këtyre  betejave  e  si evokime  të veçante sollën edhe  nëna e dëshmorëve Shala  nënë Halimja  e cila ende   nuk i ka eshtrat e te birit të sajë. Po sot  me  buqeta  lulesh u vendosen edhe tek lapidarët në  Hoqë të  Qytetit dhe në  Malësi të Vërrinit ish Lybeqevë, atje ku isht edhe spitali  ushtarak e ku  i shëruan plagët  luftëtarët e lirisë  me  evokime   por  me emocione te veçanta i  përkujton Shukri Quni e të  tjerë.