Vdes një person në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes në Spitalin e Gjakovës, ndërsa lidhur me këtë rast ka nisur hetimet.Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 01:12 në Repartin e Psikiatrisë të Spitalit të Gjakovës.“Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 29.06.2021 ─ 01:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *