Vrasje e rëndë në Mitrovicë, vritet një 49 vjeçar

0

Një 49 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri  në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë.Në këtë rast edhe një 52 vjeçar ka mbetur i plagosur i cili është duke u trajtuar në QKUK.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i plagosuri tjetër viktima J. S., 52 vjeçar, mbetet në tretman të mëtejmë mjekësor”, ka thënë Zahiti.Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin.Nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *