Zëdhënësja e LDK-së: Propaganda e Kurtit, seriozisht dëmton shëndetin 
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se “propaganda e Kryeministrit Kurti, dëmton seriozisht shëndetin”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në një postim në Facebook, Halimi ka thënë se kryemininistri Kurti duhet të shkoj më shpesh në QKUKU, por me më pak pompozitet.“Në sektorin ku nuk dihet kush është realisht ministër, ka nevojë për më shumë personel, pajisje dhe aparatura. Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve – me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka”, ka shkruar mes tjerash Halimi. Sipas Halimit, të gjitha këto nuk i interesojnë kryeministrit të vendit, pasi siç shkruan ajo “ai ushqen vetëm krizën dhe propagandën”.
Postimi i plotë:
Propaganda e Kurtit seriozisht dëmton shëndetin
Në QKUK, kryeministri duhet të shkoj më shpesh dhe me më pak pompozitet. Në sektorin ku nuk dihet kush është realisht ministër, ka nevojë për më shumë personel, pajisje dhe aparatura. Po të mos mungonte përkushtimi, nuk do të mungonin edhe gjërat më bazike, që nga higjiena, barnat esenciale e deri te dyert e prishura që nuk mbyllen. Pacientëve të goditur nga kriza e çmimeve – me rroga të zhvlerësuara, iu duhet të blejnë vetë shumëçka. Këta pacientë e kanë të pamundur të marrin shërbimin e duhur, nga mungesa e stafit të stërngarkuar e të keqpaguar. Mirëpo të gjitha këto, nuk i interesojnë kryeministrit që e ka prioritet spektaklin; duke mos u marrë kurrë me përmbajtjen ai e ushqen vetëm krizën dhe propagandën.