12 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, asnjë viktimë

0

Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK. Këto shifra kanë dalë nga 2.676 testime sa janë kryer gjithsej. IKSHPK njofton edhe për 182 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht numri i rateve aktive është 1.652.

Njoftimi i plotë:

03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës. Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *