7 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, 173 raste të reja

0

                                         7 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 173 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 1.434  të shëruar në 24 orët e fundit .Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht numri i rasteve aktive është 7.635.

Njoftimi i plotë:

21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781 .Në total numri i rasteve aktive është 7.635

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *