Nisma bëhet me 10 deputetë, Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus
Grupi Parlamentar Nisma Socialdemokrate-AKR do të ketë katër deputetë më shumë.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar shefi i këtij Grupi Parlamentar, Endrit Shala.
Shala ka konfirmuar se grupi do të quhet NISMA-AKR-6Plus derisa ka thënë se të gjitha procedurat do të përfundojnë nesër.
“Po. Janë bashkuar 4 deputetë, grupi do te quhet Nisma-AKR-6Plus. Nesër veç kryhen ato procedurat”, ka thënë Shala për Reporterin.
Deputetët që i janë bashkuar partisë së tij janë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli dhe grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus.