Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

                  Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Delegacioni komunal u prit nga kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorët e tyre, me të cilët u shkëmbyen urime për festën.“Sot, bashkë me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit”, ka njoftuar Totaj. Ai theksoi se “Kurban Bajrami na rikujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, përkushtimit dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit”, duke shtuar se kjo festë duhet të shërbejë për forcimin e lidhjeve familjare, miqësisë dhe bashkëjetesës.Në urimin e tij, Totaj uroi qytetarët me mesazhin: “Me fat Kurban Bajrami! Qofshi të bekuar me shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet tuaja!”/