Me Ligjin për Rimëkëmbje reduktohet TVSH-ja në 8 % për gastronominë dhe hiqet tërësisht për lëndën e parë
Përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është paraparë që të reduktohet norma e TVSH-së për hotelerinë dhe gastronominë, të largohet fare për lëndën e parë dhe të lirohen nga TVSH-ja transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila vlerësoi se miratimi i këtij Ligji është hap i rëndësishëm në zbatimin e planit të rimëkëmbjes.
“Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kontribuojë në rritjen e kërkesës agregate përmes injektimit të parasë së gatshme në ekonomi. Projektligji përmirëson qasjen në financa me kushte të favorshme për bizneset dhe fermerët – përmes mbulimit të rrezikut kreditor dhe subvencionimit të normave të interesit nga Qeveria e Kosovës. Nëpërmjet këtij ligji reduktohet norma e TVSh-së nga 18% në 8% për hoteleri dhe gastronomi, largohet TVSh për lëndën e parë të prodhuar në Kosovë si dhe lirohen nga TVSh transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi. Përmes këtij projektligji do të mbështeten qytetarët, bizneset, prodhimi, eksporti dhe përgjithësisht ekonomia e Republikës së Kosovës”, shkruan Bajrami.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, COVID-19. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për zbatimin e planit të rimëkëmbjes, fuqizimit të bizneseve dhe përmirësimit të situatës socio-ekonomike në vendin tonë.
– Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kontribuojë në rritjen e kërkesës agregate përmes injektimit të parasë së gatshme në ekonomi.
– Projektligji përmirëson qasjen në financa me kushte të favorshme për bizneset dhe fermerët – përmes mbulimit të rrezikut kreditor dhe subvencionimit të normave të interesit nga Qeveria e Kosovës.
– Nëpërmjet këtij ligji reduktohet norma e TVSh-së nga 18% në 8% për hoteleri dhe gastronomi, largohet TVSh për lëndën e parë të prodhuar në Kosovë si dhe lirohen nga TVSh transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi.
– Përmes këtij projektligji do të mbështeten qytetarët, bizneset, prodhimi, eksporti dhe përgjithësisht ekonomia e Republikës së Kosovës.