Aksidenti në Shajkoc të Podujevës, vdes një 19-vjeçar
Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte në Shajkovc të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin në Shajkovc të Podujevës ka arritur në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B. mashkull, 2001, e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Ahmeti.
Lexo po ashtu:
Aksident trafiku mes tri veturave dhe një traktori në Podujevë, lëndohen shtatë persona
Në aksidentin në Podujevë kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:3