Punëtori bie nga 6 metra lartësi, dërgohet me emergjencë në QKUK
Një person i moshës 40 vjeçare është rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash. Ngjarja ka ndodhur derisa ai ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale, shkruan Reporteri.net.
Policia ka konfirmuar rastin për Reporterin, derisa ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20.
Punëtori ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar me emergjencë në QKUK për trajtim mjekësore.
“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash.
Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Lidhur me rastin dhe gjendjen e të lënduarit, Reporteri ka tentuar të marrë të marrë një përgjigje edhe QKUK, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjen e dërguar me shkrim. /Reporteri.
KosovarwK