Osmani sqarohet për ‘shkëputjen e kontratës së Walkerit’

0

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është sqaruar rreth shfuqizimit të kontratës midis Zyrës së Presidentit dhe ambasadorit William Walker, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kontrata nuk është shkëputur, por do të skadojë në këtë muaj.

Sipas saj, Presidenca është njoftuar nga fondacioni se William Walker nuk përfiton asnjë cent nga kjo kontratë.

https://tinyurl.com/y4tkrgmb “E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj. Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker”, ka shkruar ajo.

Osmani tutje thotë se Presidenca është shprehur e gatshme që të mbetet në kontakt me Walker për të parë mundësinë e bashkëpunimit edhe më konkret dhe më të afërt. “Në njoftimin zyrtar, dërguar këtij fondacioni, me datë 1 dhjetor, Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me z. Ëalker personalisht dhe citoj: ‘PËR TË PARË MUNDËSINË E BASHKËPUNIMIT EDHE MË KONKRET DHE MË TË AFËRT’. Z.Salihu, asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri tonën. Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për periudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara. ASNJË RAPORT NUK ËSHTË DORËZUAR dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në vecanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu sic parashihet në nenin 6 të kontratës por asgjë nuk është dërguar deri më tani”, ka shkruar tutje Osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *