Sot në orën 15:00 hapet sistemi për aplikim në Trust

0

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur si Trusti, sot në orën 15:00 do e hap mundësinë për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit.


Aplikimi do të bëhet në uebfaqen www.trusti10.org, derisa aplikimi do të jetë i hapur për katër muajt e ardhshëm.

Numri i kontributdhënësve në Trust është 639.264, derisa në 100 euro kursime i kanë mbi 10.000 kontributdhënës.

Mbi 100 deri 1 mijë euro kursime i kanë mbi 212.000 kontributdhënës, 1.000 deri 5.000 euro i kanë rreth 195.000 kontributdhënës, 5.000 në 10.000 kanë mbi 74.000, 10.000 deri në 20.000 euro të kursyera i kanë 40.000 kontributdhënës, ndërsa mbi 20.000 euro i kanë rreth 12.000 kontributdhënës.

Sipas ligjit, qytetarët që i kanë deri në 10.000 euro kursime, Qeveria do t’ua rimbursojë, duke nisur në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *