Biznesmeni kosovar i dhuron 3 mijë eurot e Trustit për familjet në nevojë
Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj, ka njoftuar se do të tërheq 10% nga Trusti, dhe të gjitha mjetet do i shpërndaj për njerëzit në nevojë.
Shuma që Piraj ka në Trust arrin në 25.000-30.000 euro kursime, 10% i kësaj shume i bie 2500-3000 euro.
“Edhe unë do të aplikoj për 10% e trustit!Vlera e të cilit është diku 2500-3000 Euro!Unë kam vendos që këto para ti dhuroj sadaka për hir të Zotit tim për familjet në nevojë që në stinën e ftohtë që po hymë nuk kanë me çka të ngrohen!I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike!Allahu im ma prano!, ka shkruar ai.
215 mijë kosovarë kanë aplikuar që nga dita e djeshme në Trust.