Zëdhënësi i PDK-së mban leksione për qytetarët si mos ta tolerojnë hajninë e politikanëve

0

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyqi ka komentuar tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusti duke thënë se është një mësimin se taksat e shtetit duhet të paguhen.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bytyqi po thotë se shoqëritë që e kanë të rregulluar çështjen e taksave janë shtete të zhvilluara, përcjell Gazeta Insajderi.   

“10% i trustit përtej përfimit përsonal është edhe një mësim për të gjithë ne, se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen. Shoqëritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar”, ka shkruar Bytyqi.

Por mes tjerash, zëdhënësi i PDK-së, Bytyqi përmes këtij postimi ka dhënë edhe leksione qytetarëve sesi nuk duhet të tolerojnë mashtrimin dhe hajninë nga politikanët.

“Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajnë taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët!”, ka shkruar Bytyqi.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka bërë të ditur se prej ditës së djeshme kur ka nisur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindshit nga Trusit 230 mijë qytetarë kanë bërë aplikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *