Edhe shqiptarët janë të interesuar të anëtarësohen në partinë e re të Duda Baljes

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tashmë ka formuar partinë e saj më të re, Unioni Socialdemokrat, duke qenë edhe kryetare e këtij subjekti politik.


Balje, duke folur për partinë e saj duke e quajtur atë si një parti më ndryshe nga partitë e tjera në Kosovë.

“Dinamikë edhe bukur. Unë jam duke punuar me njerëz të rinj, shumë kreativ, kjo është e rëndësishme, kanë ide të ndryshme dhe ata për mua janë si dizel”, ka thënë Balje në Kanal10.

Ajo ka folur edhe për daljen nga Vakat që është një koalicion i partive boshnjake në Kosovë.

“Vakat është njëri prej partive më të vjetra në Kosovë. Kam dal, sepse nuk kam pasur mundësi që të gjej mirëkuptim dhe kam vendosur që të provojë vet”.

Balje po ashtu ka thënë se edhe shumë shqiptarë janë interesuar që të anëtarësohen në partinë e saj.

“Shumë shqiptarë janë interesuar dhe për mua kjo është mirë, sepse ka shqiptarë që e pranojnë një boshnjak si pjesë të Kosovës”, tha ajo.

Balje ka folur edhe për punën që është duke e bërë për të përafruar Kosovën dhe Bosnjën me njëra-tjetrën.

Deputetja boshnjake ka thënë se ka punuar në këtë aspekt shumë dhe se ajo ka edhe përkrahjen e kryeministrit Hoti për këtë çështje.

“Kosova ka zyre ndërlidhëse në Beograd dhe në Greqi, kështu që po mendoj që ta hapi edhe një të tillë në Bosnje”, tha ajo.

“Unë e kam bërë një letër të hapur të cilën e kam dërguar në presidencën e Bosnjës dhe Dodik ka thënë ‘Kush është kjo Duda Balje që dëshiron që ta njeh Kosovën se ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën’. Unë këtë e kam ditë por e kam bërë dhe kam provu. Na kemi vullnet bashkë me ministresha por nuk e kam gjet emocionin e njëjtë edhe nga Bosnja. Kjo është keq sepse për neve boshnjakët këtu Bosnja është shumë e rëndësishme”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *