Mërgata shqiptare, çdo herë e anashkaluar…..!- Shkruan:Petrit Dibrani

0

Çdo herë të anashkaluar edhe pse kontribuuesit kryesor, për Liri dhe Pavarësi për dy shtete shqiptare në Ballkan.

Mërgata shqiptare, çdo herë në shërbim të Atdheut dhe çdo herë të anashkaluar!

Pse?

Se!

Subjektet politike në trojet shqiptare e përdorën Mërgatën, vetëm për t’i financuar dhe për t’i anashkaluar!

Mërgata shqiptare është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve, që përfundoi me Pavarësinë e shtetit shqiptarë, më 28 Nëntor 1912. 

“Mërgata u bë prapë faktori vendimtar i lëvizjeve liridashëse për pavarësinë e dytë-Pavarësinë e shtetit të Kosovës, më 17 Shkurt 2008.

Me fillimin e luftës së fundit në Kosovë, mërgata shqiptare në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, katapultohet për nga numri. 

Kjo rritje e numrit të mërgimtarëve e ka sjellë nevojën e një organizimi i cili kryesisht është bërë në grupe në nivele të qyteteve të cilat kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre në nivel të shtetit ku kanë qenë. 

“Roli dhe rëndësia e mërgatës sonë, në të gjitha fazat ishte vendimtare për Atdheun tonë të përbashkët”.

Ishte Mërgata, që sensibilizoi botën demokratike për gjendjen e rëndë të shqiptarëve, në trojet e tyre etnike dhe që pastaj nëpër faza të ndryshme të organizimit arritën deri në pikën e organizimit të luftës së armatosur. 

Mërgata jonë po vazhdon edhe sot, të luajë një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm për vendin tonë, s’i në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspekte të tjera. 

Koha….

Që Mërgata jonë, të jetē pjesë e institucioneve në Republikën e Kosovës, po vjen dhe është shumë afër.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që me gjasë, do mbahen në pjesën e parë të vitit 2021.

Mërgata, do jetë pjesë e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës.

S’duhet kurrë të harrojmë!

Ne jemi një komb, kemi një gjuhë e një gjak dhe një histori të përbashkët, por na mungon ajo që sot quhet vlerë e Bashkimit Evropian, pra na mungon bashkimi ekonomik i shqiptarëve. Ajo që sot është më se e nevojshme për ne është themelimi i tregjeve të përbashkëta, pasi sot tregjet e përbashkëta mund edhe ti i zhdukin, kufijtë administrativ dhe të krijojnë trojet e bashkuara, pra të krijojnë një Shqipëri natyrale.

“Shqipëri e bashkuar natyrale dhe jo e ndarë artificiale”/qendrapress.com/

 Mërgata jonë është ambasadori më i mirë gjithandej nëpër botë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *