Çaste poetike me poeten;- Mirela LIPO

MË DHEMB SHPIRTI PËR VENDIN TIM..
———————————————–
Më dhemb shpirti për vendin tim,
me lot në sy po shkruaj vargun,
më dridhet zemra, më mbytet zëri,
kur shoh të plagosur shpirtin e pragut.
Duam paqe, dhe qetësi,
duam buzëqeshje, jo lot në sy,
të rriten fëmijët me dashuri,
në Shqipërinë tonë, me shpresë e liri.
Mos e lëndoni këtë tokë të bekuar,
mos e lini mes dhimbjes, të përçarë,
se çdo gur i saj ka histori,
çdo plagë e saj na dhemb në gji.
O shtet, o popull, tregoni urtësi,
mose mbytni shpresën me armiqësi!
Ulni zërat, zgjatni duart,
mos i shtoni plagët këtij vendi të vuajtur.
Ç’vlerë ka fitorja, kur humbet qetësia?
Ç’vlerë ka pushteti, kur qan fëmijëria?
Ç’vlerë kanë fjalët
kur mbjellin përçarje,
kur vendit i duhen dashuri e shpresë e mbarë?
Dua t’i shoh fëmijët duke qeshur në rruge
jo me frikë në sy,
As me lot në duar,
të rriten të lirë, me ëndrra në gji,
me paqe në zemër e plot dashuri.
Shqipëri, moj nënë, mos u mbyt në lot,
mos lejo urrejtjen të na ndajë sot!
Jemi motra e vëllezër, kemi një histori,
mos ia vrisni shpresën brezit që po rritet në Shqipëri!
Nuk duam fitues, as të mundur në këtë vend,
duam zemra që dëgjojnë,
duam njerëz me mend.
Le të fitojë paqja, të triumfojë dashuria,
se pa to humbet kuptimin edhe vetë Shqipëria!
Më dhemb shpirti për vendin tim,
për çdo nënë që lutet, për çdo fëmijë jetim.
O Zot, na jep urtësi, na ruaj nga përçarja,
mos e lër Shqipërinë të humbasë shpresën e ardhmja!
Se Shqipëria nuk është veç tokë e flamur,
është zemra jonë, që s’duhet braktisur kurre .
Nëse sot ia vrasim paqen, nesër c’do t’u lëmë fëmijëve!!???
Më dhemb shpirti për vendin tim…
MOS IA VRISNI TË ARDHMEN SHQIPËRISË!
/QendraPress/