Tërheqja e 10 përqindëshit, qytetarët që kanë aplikuar prej datës 11 deri më 17 do t’i marrin paratë më 23 dhjetor

0

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se qytetarët që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit prej datës 11 deri më 17 dhjetor pagesën do të marrin më 23 dhjetor.

Kështu ka bërë të ditur Fondi i Kursimeve Pensionale.

“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit do të zgjasë deri më 6 prill 2020. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *