Prishtina lëshon urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike
Komuna e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e mjete piroteknike.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari Shpend Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”.
“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike Si çdo vit, nënshkruam urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje. Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh. Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.