Lutfi Haziri thotë se LDK nga sonte bëhet gati për zgjedhje, flet për mundësinë e bashkëpunimit të serishëm me VV-në

0

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka deklaruar se partia nuk i diskuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nga sonte partia e tij do të bëhet gati për zgjedhje.


“Nuk ka opsion tjetër, vendi tash detyrimisht shkon në zgjedhje. Ne nuk i diskutojmë vendimet e Kushtetueses”.

I pyetur nëse LDK do të bashkëpunoj prapë me Vetëvendosjen, ai ka thënë: “Jemi të hapur në bashkëpunim pa kushte”.

Haziri ka thënë se sondazhet që po dalin në publik nuk janë të vërteta. Ai po ashtu ka komentuar deklaruar se ky vendim i Kushtetueses ka ardhur pa fajin e Qeverise.

“Pa fajin e Kuvendit dhe aq ma pak të Qeverisë, vjen kjo situatë e paprecedentë”.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nda data e shpalljes së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *