Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Bukuri që nuk zbehet.
———————————-
Unë të dua dhe pse je larg,
te sheh mendja dhe jo syri,
té kam paré nuse né prag,
porsi drita e njé ylli.
Te dy ,mbetém si té heshtur,
dashuriné pér té rréfyer,
supit tim kokén mbéshtetur,
si njé drité peréndie.
Ike vetém népér muzg,
mé le veç imazhin ténd,
naté e gjaté naté pa fund,
muri zemrés krejt u shemb.
Té jap zemrén qé mé digjet,
pak nga pak e né pikéllim,
mi kéthe ti dhe njéheré vitet,
qé kané mbetur si kujtim.
Dashuri ,qé s’ka té shuar,
gjersa truri mé ngacmon,
mungesa jote më ka lënduar,
asgjé sa ti nuk mé mungon.
Kjo naté e bukur né shtator,
sikur eshté takim I paré,
do ti preké buzét me doré,
si trandafilat né beharé.
Kurré nuk zbehet bukuria
dhe pse vitet kané kaluar,
diell i ngrohté eshté dashuria, ,
si thesare té mbajé né duar.
/QendraPress/