Vlora Çitaku reagon pasi u sulmua gazetari Valon Syla: Turp, e papranueshme
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Çitaku tha se kjo është turp. Sipas saj, mundesh mos me u pajtu me mendimin e tij, por jo të sulmohet.
“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu për mendimin e tij është e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.
Kurse në një postim tjetër Çitaku ka thënë se është e tmerruar pasi ka parë si goditet Syla.
“Tash që i pashë videot po ndihem edhe më e tmerruar. Dhunë në mes të ditës, në mes të rrugës, shoqëruar me indiferencë totale nga kalimtarët e rastit”, ka shkruar Çitaku.
Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht para disa minutave në qendër të Prishtinës.